Çdo gjë është shkruar të ndodhë në kohën e duhur

Sociale

Unë të kërkoj të mos shqetësohesh kaq shumë. E vetmja gjë që sjell stresi, është vetëshkatërrimi. Asgjë e mirë nuk vjen prej tij. Unë nuk di të kem zgjidhur ndonjë problem duke u stresuar, ndaj nuk ta sugjeroj as ty të mbyllesh në vete dhe vetëm të mendohesh. Problemet zgjidhen me veprime dhe nëse nuk varen nga ty, mos e mundo kot veten. Kupto se çdo gjë ndodh në kohën e duhur. Nëse nuk të ka buzëqeshur fati deri tani, dije se çdo gjë është e shkruar dhe do të ndodhë atëherë kur duhet të ndodhë. Nuk ke pse stresohesh për gjërat që koha do u japë zgjidhjen dhe drejtimin e duhur. Fshiji lotët, qetësoje trurin, dil nga shtëpia dhe mos e lëndo veten me mendime negative. Gjërat që nuk i ke në dorë, nuk ke se si t’i ndryshosh dot. Ajo që ty duhet të të shqetësojë, është si të vetëpërmirësohesh. Merr hapa për të ecur përpara në jetë, sepse kur e dëshiron shumë diçka, e arrin atë më lehtë. Nëse ti ke më shumë njohuri dhe dije, është e sigurtë që suksesi do të vijë shumë shpejt në jetën tënde. Ndaj, mos u merakos aq shumë. Çdo gjë është shkruar të ndodhë në kohën e duhur…