Ballina Lajme “Burri me Covid, por gruaja jo”: Shkenca shpjegon rastet e tilla

“Burri me Covid, por gruaja jo”: Shkenca shpjegon rastet e tilla

Kanë jetuar nën një çati, por njëri prej bashkëshortëve është infektuar dhe tjetri jo, ndonëse ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë duke u kujdesur për të. Kjo është një ndër pikëpyetjet më të mëdha (veç të tjerash) që mundon njerëzit, por që shkenca e ka një përgjigje më në fund. Studiues nga e gjithë bota, të udhëhequr nga Universiteti “Rockfeller” në Nju-Jork, kanë zbuluar se një përqindje e të infektuarve nuk prodhojnë dot molekulën përgjegjëse që i mbron nga viruset që sulmojnë trupin.

Me pak fjalë, e lidhin me gjenet. “Ne u përqendruam te personat e sëmurë rëndë dhe zbuluam se ka 10-12 për qind të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, çka i bën që trupi i tyre të mos jetë në gjendje të prodhojë interferon, molekulën e parë mbrojtëse”, citon Giuseppe NOvelli, mjek në një poliklinikë në Romë dhe president i fonacionit “Giovanni Lorenzini” në Milano.

Veç kësaj molekule, studimi flet edhe për ndryshime të tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit për një grusht njerëzish që presupozohet të kenë imunitet natyror ndaj koronavirusit.

“Imuniteti nuk krijohet vetëm nga antitrupat. Ekziston gjithashtu dhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi atë që e quajmë imunitet natyror, të ndërmjetësuar nga qelizat, në të cilin hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’ju mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”, sqaron Roberto Luzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes./ABCNEWS

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...