Bujanoci me numër katërshifror të të infektuarve me COVID-19 – për katër ditë, regjistrohen 48 raste të reja

Lugina Shëndetësia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar 13 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë të enjtes janë kryer 35 teste antigjen, dhe 13 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe 3 teste PCR.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë zhvilluar 116 kontrolle, prej të cilave 11 ishin fëmijë.
Vlenë të përmendet, se kjo javë, është ndër javët me numrin më të madh të të infektruarve me koronavirus në Bujanoc, ku për vetëm katër ditë, janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirus.
Tanimë, Bujanoci ka regjistruar 1009 raste me koronavirus, për një vit nga shpërthimi i pandemisë, derisa vetëm gjatë muajit mars, janë regjistruar 113 raste me COVID-19./Luginalajm