Gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc, është regjistruar vetëm një rast pozitiv me koronavirus.
Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 7teste antigjen, vetëm 1 pacient ka rezultuar i prekur nga COVID-19.
Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të premten e 12 shkurtit, në Bujanoc, janë kryer 48 kontrolle mjekësore, prej të cilave 7 kanë qenë fëmijë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë regjistruar 814 raste me koronavirus, derisa vetëm gjatë muajit shkurt janë evidentuar 40 pacientë me COVID-19./LUGINALAJM/