Britania e Madhe ka njoftuar të mërkurën se ka aprovuar për përdorim vaksinën anti-COVID të “Pfizer-BioNTech”.
Ajo do të jetë në dispozicion për përdorim që nga java e ardhshme.
“Qeveria sot ka pranuar rekomandimin nga Agjencia e Pavarur të barnave dhe shëndetit për të aprovuar për përdorim vaksinën e ‘Pfizer-BioNTech’ për COVID-19”, ka njoftuar Qeveria britanike.
“Vaksina do të jetë në dispozicion në gjithë Britaninë e Madhe nga java e ardhshme”.
Sipas rregullatorit, vaksina ofron 95 për qind mbrojtje ndaj COVID-19. Ajo konsiderohet e sigurt për përdorim.
Vaksinimi pritet të nisë fillimisht te grupet me prioritet.