Ballina Shkencë & Teknologji Brendia e Cadillac Escalade e kthyer në një zyrë lëvizëse, kushton më...

Brendia e Cadillac Escalade e kthyer në një zyrë lëvizëse, kushton më shumë se një shtëpi luksoze

Me çmimin e një shtëpie luksoze, mund të blihet kjo makinë e kushtueshme, por që ofron shumë rehati. Ata që kanë shuma të mëdha parash për t’i shpenzuar, apo thjeshtë nuk përshtaten me makina të zakonshme SUV, mund ta porosisin këtë makinë më brendi të modifikuar.

Lexani Motocars me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka punuar në Cadillac Escalade Mobile Office, që është një makinë e kthyer në një zyrë luksoze.

Në këtë veturë janë vendosur dy ulëse të reja të mbështjella me lëkurë, ndërsa kanë mundësi të përshtaten në disa pjesë apo të shtrihen përgjysmë, ndërsa përpara vazhdon të ketë hapësirë.

Tavani është i lartë dhe i ndriçuar nga shumë drita të vogla, ndërsa përpara ulëseve janë të vendosura ekrane, që mund të shfrytëzohen edhe për video konferenca.

Anash janë të vendosur ekrane të ndjeshme në prekje, me të cilat mund të kontrollohet gjithçka në pjesën e pasme, që nga sistemi audio, klima, ndriçimi si dhe lëvizja e ulëseve.

Gjithë ky luks, ka bërë që Cadillac Escalade Mobile Office të kushtojë më shumë se një shtëpi luksoze, pasi ka çmim duke filluar nga 230 mijë euro, deri në 410 mijë euro. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.