Ballina Lajme Bota Bota po ndahet midis shteteve demokratike dhe atyre autoritare, thotë zyrtari i...

Bota po ndahet midis shteteve demokratike dhe atyre autoritare, thotë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, thotë se gjeopolitika në botë po riformësohet me një ndarje midis shteteve demokratike dhe autoritare, ndërsa më shumë vende e kuptojnë kërcënimin e paraqitur nga Kina.

“Unë mendoj se ajo që ne do të fillojmë të kemi është një ndarje në botë midis demokracive…dhe vendeve autoritare që po ofrojnë një qasje tjetër ndaj botës”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, për Institutin Hudson.

O’Brien, i cili zëvendësoi John Boltonin në shtator të vitit 2019, tha se kjo situatë ndryshon nga ajo e epokës së Luftës së Ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ndanë një pjesë të botës në dy kampe, pasi, sipas tij, në atë kohë kishte dhjetra vende që nuk u bashkuan me asnjërën fuqi.

Ai renditi Rusinë, Iranin dhe Kinën midis regjimeve autoritare të botës dhe tha se shtetet e tjera “po lëvizin në atë drejtim”. Ai përshkroi disa nga shtetet autoritare si demokraci “pseudo” të drejtuara nga një parti, ose një individ i fuqishëm.

Rusia, Bjellorusia dhe vendet në Azinë Qendrore kanë gjurmë të demokracisë, të tilla si zgjedhjet, por ato manipulohen rregullisht në favor të elitës në pushtet.

“Mendoj se ju do të shihni një grup demokracish të udhëhequra nga vende si Brazili, India dhe Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët dhe pastaj një grup vendesh autoritare”, tha ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit

Po vjen Organi i Përkohshëm, me të bashk edhe Pllakat e Betonit Në një kohë kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në...

14 të vdekur dhe 555 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340...

Protestë në Beograd për shkak të masave të reja nga Shtabi i Krizave

Për shkak të masave të reja të Shtabit të Krizave, të cilat hyjnë në fuqi të Premten, disa qindra njerëz u mblodhën...

“Këtu duan vetëm lekë”, flet motra e 60-vjeçarit që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”

Pak ditë më parë, një pacient i infektuar me Cvid 19, Leonard Skabona, ish-i përndjekur politik, i dha fund jetës, duke u...