Bota në pritje të kulmit të pandemisë

Bota

Në botë, 885.000 njerëz u infektuan me koronavirus ndërsa 44.000 vdiqën. Në Evropë, Spanja është një pikë e nxehtë së bashku me Italinë, ndërsa numri i pacientëve po rritet në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në SHBA, ku afro 200.000 janë infektuar dhe mbi 4.000 të vdekur, gjatë javëve të ardhshme epidemia pritet të përhapet në zona të tjera me popullsi të dendur.

Në Austri, numri i personave të testuar pozitivisht për infeksionin e koronavirusit është rritur në 10.482. Rritja e përditshme e infeksionit u ul pak. Numri i vdekjeve është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe është rritur me 15 për qind që nga mëngjesi.

4.324 raste të reja të infeksionit koronavirus janë raportuar në Britani të Madhe. 563 njerëz vdiqën, përfshirë një trembëdhjetëvjeçar dhe një 19-vjeçar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 2.352.

Në Gjermani janë raportuar 2.700 raste të reja të koronavirusit, ndërsa 46 kanë vdekur.

Epidemia e koronavirusit në Itali ka arritur kulmin, vlerësojnë epidemiologët, dhe presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusafero, paralajmëron se kjo nuk do të thotë se ka përfunduar epidemia, se Italia është jashtë rrezikut, por që numrat mund të mbeten të qëndrueshëm dhe pa rënie të mëdha brenda ditëve të ardhshme, para se kurba të fillojë të bie dukshëm.

Fatkeqësisht, ka ende 837 vdekje, përfshirë 381 viktima në Lombardi, rajoni më i prekur nga epidemia. Për herë të parë në Lombardi, numri i pacientëve të kujdesit intensiv është në rënie.

Italia me siguri do të qëndrojë në karantinë, zyrtarisht deri më 18 prill, por gjithnjë e më shumë, jo zyrtarisht, fillimi i majit përmendet si një kohë e “hapjes” së drejtë.

Heqja e masave kufizuese do të jetë graduale, e ndryshme sipas rajonit dhe në varësi të veprimtarisë prodhuese.