“Boll më!”/ Presidenti Ilir Meta del me urgjencë të madhe që në mëngjes, ja ç’po ndodh


Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot me një thirrje të fortë duke theksuar se  është koha për të kthyer vëmendjen tek interesi publik.
Ndërkaq, kreu i shtetit shprehu vlerësimin për inxhinierin Xhevahir Ngjeqari, që sipas tij, i ka kushtuar gjithë këtë pjesë të jetës së tij studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë.
Mesazhi i plotë:
Inxhinier Xhevahir Ngjeqari është një intelektual i rrallë, i cili gjithë këtë pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar energjikisht studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, duke u bërë njëherazi avokat dhe kontribues i mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre me efikasitet në funksion të interesit publik e kombëtar.
Së fundi ai vjen me librin “Mesdheu-Adriatiku. Projektim i porteve tregtare-turistike-peshkimit dhe realizimi në bregdetin shqiptar”, fryt i një pune pasionante ndër vite, që në thelb përbën një perspektivë të vyer për ekonominë shqiptare, e cila duhet të merret në konsideratë.
Zëri i intelektualëve tanë të shquar duhet të dëgjohet më shumë për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.
*Boll më me interesa klienteliste që synojnë zhvatjen e Shqipërisë nga vetëm një grusht oligarkësh e horrash*.
Koha për të kthyer të gjithë vëmendjen nga interesi publik!