Ballina Lajme Bota Bllokohen nga bora, punonjësit shëndetësorë në Oregon vaksinojnë shoferët në rrugë

Bllokohen nga bora, punonjësit shëndetësorë në Oregon vaksinojnë shoferët në rrugë



Punonjësit shëndetësorë të Oregonit të cilët u bllokuan në një stuhi dëbore, gjatë kthimit nga një program vaksinimi COVID-19, shkuan makinë më makinë duke vaksinuar shoferët e bllokuar para se të skadonin disa nga dozat.
Shëndetësia Publike e Qarkut Josephine tha në Facebook se “klinika e vaksinave të improvizuara” u zhvillua pasi rreth 20 punonjës u ndaluan në trafik në një autostradë, pas një klinike vaksinimi në Shkollën e Mesme të Luginës së Illinois.
Gjashtë nga vaksinat ishin drejt skadimit, kështu që punëtorët vendosën që t’ia ofrojnë ato shoferëve të tjerë të bllokuar.
Duke mos dashur t’i humbnin ato, stafi eci nga një automjet në tjetrin, duke u ofruar njerëzve një shans për të marrë vaksinën. Ndërsa një ambulancë e qarkut ishte në gatishmëri për siguri.
Të gjitha dozat u administruan, duke përfshirë një dozë për një punonjës të Zyrës së policisë së Qarkut Josephine, i cili kishte mbërritur shumë vonë në klinikën e vaksinimit, por ndaloi me të tjerët, thanë zyrtarët.

Drejtori i Shëndetit Publik të Qarkut Josephine, Mike Weber tha se ishte një nga operacionet më të ftohta ku ai kishte marrë pjesë.
Gjashtë doza vaksine mund të mos duken shumë, por çdo vaksinim vlen në betejën ndaj COVID-19.
Sipas një paneli që po përditësohet nga Autoriteti Shëndetësor i Oregonit, 340 359 doza vaksinimi ishin administruar në shtet, deri të martën.
Deri më tani, vetëm 50 587 njerëz në këtë shtet kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
Në shtetin e Oregonit, janë regjistruar 139 355 raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. /A2

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...