Ballina Lajme Kosova Blinken: Marrëveshja Kosovë-Serbi kërkon gatishmëri për kompromis

Blinken: Marrëveshja Kosovë-Serbi kërkon gatishmëri për kompromis

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri nga të gjitha palët për të bërë kompromis.
Blinkeni i bëri komentet në një letër dërguar autoriteteve serbe, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Ai po ashtu tha se SHBA-ja i duartroket hapat e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa vazhdon mbështetjen për synimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Këtë vit, ne gjithashtu shënojmë 140-vjetorin e marrëdhënieve zyrtare midis dy vendeve tona”, tha Blinken.
Serbia shënon çdo 15 shkurt Ditën e Shtetësisë së saj.
Në muajin mars bëhen dhjetë vjet prejse Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet e drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve.
Bisedimet janë ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka inkurajuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të arrijë marrëveshje me Kosovën, e cila do të përfshinte njohjen e ndërsjellë.
Në përgjigje, Vuçiq ka thënë se ka përpjekje që njohja e ndërsjellë të imponohet si zgjidhje përfundimtare, porse është detyrim i tij t’i mbrojë interesat e Serbisë. \ REL

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.