Ballina Lajme Bota Bill Gates ben parashikimet ekzakte: Ja kur merr fund pandemia

Bill Gates ben parashikimet ekzakte: Ja kur merr fund pandemia


Miliarderi i njohur amerikan Bill Gates, i cili njihet për fondacionin e dytë më të madh të botës dhe dhuron para për kura e vaksina, ka bërë një tjetër parashikim mbi ecurinë e pandemisë.

Sipas Gates, jeta mund te kthehet në normalitet diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet, ndërsa në 2021 në vendet e pasura.

“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, ka thënë Gates.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.

“Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”- ka thënë ai.

Si një njeri tejet i përfshirë në financimet gjigante të vaksinave të ndryshme, Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Nuk është Rama, s’ka vaksina; vjen Rama, vijnë vaksinat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi herët në mëngjes, gjatë një diskutimi në parlament, se në mbrëmje do të mbërrinin 15,210 doza...

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...