Ballina Lajme Bota Biden mori detyrën si President, Kina vendos sanksione ndaj ish-zyrtarëve të administratës...

Biden mori detyrën si President, Kina vendos sanksione ndaj ish-zyrtarëve të administratës Trump/ Mes tyre edhe Pompeo


Kina vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të administratës Trump vetëm disa minuta pasi Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, sipas njoftimeve të ministrisë së jashtme kineze.

Ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte mes 28 personave që ministria tha se “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, dëmtuan interesat e Kinës, ofenduan popullin kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”.

Kina vendosi sanksione edhe ndaj këshilltarit tregtar të ish-Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe paraardhësit të tij, John Bolton.

Ministria tha se individëve të sanksionuar dhe familjarëve të tyre të ngushtë “u ndalohet të hyjnë në territorin e Kinës, Hong Kong dhe Makao”. Ajo gjithashtu tha se ata dhe entitetet e lidhura me ta janë të ndaluar të bëjnë biznes me Kinën.

Marrëdhëniet kinezo-amerikane u përkeqësuan ndjeshëm pasi ish-Presidenti Trump filloi luftërat tregtare kundër Pekinit pak pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë

Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta, atyre me kusht dhe...

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...