Ballina Lajme Biblioteka "Mehmet Jusufi" do të mbajë ditën e saj - Ja cilat...

Biblioteka “Mehmet Jusufi” do të mbajë ditën e saj – Ja cilat janë evenimentet gjatë kësaj dite

Drejtuesit bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” njoftojnë të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar se më datë 18 shtator ditë e premte, ora 14:00 do të shënohet dita e bibliotekës së qytetit.
Në këtë eveniment janë të ftuar të gjithë krijuesit letrarë dhe mysafirë institucional.
Në këtë ngjarje do të promovohet edhe libri ” PRESHEVA, historia-politike”, autorë Mr.Sc. Reshat Neziri. Ky libër do të jetë një lloj freskimi në literaturën e librave shkollorë në Luginë të Preshevës dhe në trojet e banuara me shqiptar, veçanërisht pasi autori mbizotëron dimensionin juridik, ekonomik dhe shoqërorë të hulumtimit të historisë politike për Luginën e Preshevës, si një rrethanë njohurie të argumentuar.

Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe ekspozita e piktores nga Presheva Luljeta Saqipi, e cila sjell shumë piktura atraktive.
Më 18 shtator ora 14:00, biblioteka “Mehmet Jusufi” , ju mirëpret

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Grenell viziton sot Prishtinën/ Në fokus marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që...

Shëndrit Jahiu: “Për shkak të parimeve, PVD hakmaret ndaj meje duke…”

Këshilltari komunal në komunën e Preshevës nga radhët e PVD-së në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar arsyen e tij pse...

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tapë “Rahovica 2020”

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tape ,,Rahovica 2020”.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga organizatorët e kësaj gare e cila...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.Në njoftimin e Lëvizjes për...