Ballina Lajme Betohet Lulzim Basha: Do ta fus Shqipërinë në BE me të drejta...

Betohet Lulzim Basha: Do ta fus Shqipërinë në BE me të drejta të plota, brenda 6 muajve të parë do të…



Një vështrim mbi paketën e stimujve të prezantuar nga opozita në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit
Lulzim Basha u zotua këtë të martë se kur të vijë në pushtet do ta anëtarësojnë Shqipërinë në Bashkimit Europian me të drejta të plota. Ai tha se brenda 6 muajve të parë, forca politike që drejton do të bëjë realitet konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë civile, në Forumin për Integrimin, Basha tha se 25 Prilli nuk është thjeshtë një garë elektorale, por një udhëkryq, nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian ose jo.

“Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me mirëqeverisjen. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave. Liberalizimi i vizave ishte rezultat i merituar i reformave transformuese. Në 2 vite e gjysmë u përmbushën 150 kushte… Ne kishim besimin e qytetarëve dhe drejtonim Shqipërinë kur patëm ftesën për t’u anëtarësuar në NATO”, tha mes të tjerash Basha.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...