Bërnabiqi para takimit Kurti – Vuçiq: Kurrë nuk kam qenë më e shqetësua

Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është “me zemër dhe me shpirt me presidentin”.

“Më vjen keq që nuk jam në Bruksel, me tërë zemrën jam me presidentin, nuk do ta ketë të lehtë, ka një detyrë të pamundur dhe përgjegjësi të madhe. Kurrë nuk kam qenë kaq e shqetësuar sa tani rreth stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë e Metohi”, tha ajo për televizionin serb “Pink”.

Sipas saj, Vuçiqi do të tentojë të krijojë hapësirë për bisedime, atje ku ajo hapësirë, siç tha kryeministrja serbe, nuk shihet.

“Ne po flasim me njerëz që janë fanatikë ideologjikë, unë nuk shoh hapësirë në vazhdimin e dialogut. Por asnjë vend në botë nuk mund të imagjinojë një negociator më të mirë se Aleksandar Vuçiqi. Më vjen keq që kaq shumë përgjegjësi është mbi të”, tha kryeministrja serbe, transmeton Zeri.info.

Bërnabiqi tha më tej se Serbia ka treguar “dozën më të lartë të fleksibilitetit” kur janë në pyetje marrëdhëniet me Kosovën, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale dhe realizimit të projekteve rajonale siç është nisja e ndërtimit të autostradës Nish – Prishtinë – Tiranë – Durrës.https://zeri.info/inarticle.html

“E tash vjen topi te Kurti dhe ai thotë – ‘krejt çfarë keni bërë deri më tani, gjithçka është budallallëk, unë erdha që t’ju tregoj se si duhet bërë puna’”, tha Bërnabiqi.

Ajo tha se “Republika e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht” dhe se në kuadër të Marrëveshjes CEFTA ka vende si Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia, vende të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. /Zëri