Behgjet Pacolli ia siguron “parkingun” aeroplanit të tij në Aeroportin e Prishtinës

Kosova

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është bërë me hangar personal për aeroplanin e tij privat.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Naim Murseli.

“Në Aeroportin e Prishtinës, z. Behgjet Pacolli tani posedon edhe hangarin e tij personal për aeroplanin e tij privat “N604BA”, ka shkruar Murseli në rrjetin social Facebook.