Bayerni kthen në ekip bashkëlojtarin e Rashicës

Sport

Do të kishte tingëlluar shumë ndryshe. Dhjetë vite te Werder Bremeni dhe pastaj lamtumira e madhe, siç i takon normalisht një legjende të klubit. Kjo festë për Claudio Pizarron ishte shumë pranë, vetëm për t’u anuluar në momentet e fundit.

Nga njëra anë, për shkak të ndeshjeve të mbetura të sezonit, të cilat me shumë mundësi do të luhen me dyer të mbyllura dhe fundi i aventurës së katërt të sulmuesit peruan me Werderin nuk mund të kishte qenë më i trishtë. 41-vjeçari ka vendosur të rikthehet te Bayerni, duke u bërë një ambasador i ish-klubit të tij dhe jo te Werderi.

Ish-sulmuesi i Bayernit rikthehet në klub me këtë rol, duke iu bashkuar edhe ish-yjeve të tjerë të skuadrës me të njëjtin funksion, si Giovani Elber dhe Bixente Lizarazu. “Claudio do të jetë gjithnjë i lidhur me të shkuarën e tij, pavarësisht se është i lidhur me kontratë me klubin tonë apo jo”, e përshëndeti trajneri i Werderit, Frenk Bauman.