Ballina Lajme Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Argjinatura mbrojtëse...

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Argjinatura mbrojtëse është çarë

Bashkia e Shkodrës kërkon shpallen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe Shkodër. Kjo pasi situata me përmbytjet është përkeqësuar.

Në një njoftim, Bashkia e Shkodrës thotë se si pasojë e shkarkimeve rrezikohet jeta e banorëve në Shirq të Dajçit.

“Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe  jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë,  shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore  për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, thuhet në njoftimin e bashkisë Shkodër.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Vriten dy të rinj në Çair

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Çair ka pasur përleshje me armë, si...

Ozil lëndohet dhe frikëson të gjithë, mësohet sa do të mbetet jashtë fushave ylli turk

Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk...

Nëntë llojet e dhimbjeve të trupit që lidhen me emocionet dhe gjendjen mendore

Një nga gjërat që mjekësia e vendeve perëndimore e injoron është lidhja mes trupit dhe mendjes sonë, shpirtit dhe emocioneve tona. Ndryshe...

Sot mot me diell dhe vranësira, vikendi me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara...