Basha: Të dhënat hedhin poshtë propagandën e qeverisë, dëshmojnë keqmenaxhimin e pandemisë

Lajme Shqipëri



Përmbysja e listave dhe përmbysja e opozitës
Një tjetër dështim i qeverisë sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është menaxhimi i pandemisë.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet” thotë se qeveria e menaxhoi keq situatën e pandemisë.

Kryedemokrati thotë se të dhënat për rritjen e rasteve me vdekje nga covid hedhin poshtë propagandën e Edi Ramës dhe dëshmojnë keqmenaxhimin e pandemisë.

Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 43 ditë.