Ballina Lajme Shqipëri Basha akuza qeverisë: Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme

Basha akuza qeverisë: Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme



Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme duke sulmuar qeverinë “Rama”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se teksa kryeministri Edi Rama dhe ministrat shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.
Kryedemokrati shkruan në postimin e tij se në vendin tonë papunësia është rritur, ndërsa kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Në përfundim të reagimit të tij, lideri i opozitës thekson se tashmë ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për shqiptarët dhe jo një qeveri që mendon për përfitime nga xhepat e qytetarëve.
Basha ka publikuar dhe një grafik i cili, sipas tij, tregon kontrastin mes rënies së ekonomisë dhe rritjes së pasurisë së ministrave në qeverinë “Rama”.
“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.”-shkruan Basha./ Opinion.al

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Gjendet i mbytur në liqen 23-vjeçari, ja çfarë po dyshon Policia

Një 23-vjeçar është gjetur sot i mbytur në liqenin e Ulëzës. Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi se...

Është analisti më i njohur kosovar, a mund t’ia qëlloni për kë bëhet fjalë?

Sot është ndër analistët më të njohur në vend.Është prezent thuajse çdo natë në një nga televizionet me analizat e tij për...

Nga e diela, mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.Përmes një njoftimi, nga...

KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes dhe NISMA-s

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.KQZ nuk ka certifikuar listat e...