Ballina Sport Barcelona kërkon një shqiptar për mbrojtjen!

Barcelona kërkon një shqiptar për mbrojtjen!

Një shqiptar në radarët e Barcelonës, është ky lajmi i bujshëm që publikon gazeta katalanase “El Mundo Deportivo”. Barcelona ka shumë probleme në mbrojtje gjatë kësaj periudhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar emra me peshë si Pique, Umtiti apo edhe Lenglet dhe për këtë arsye është në kërkim të një qëndërmbrojtësi në merkaton e janarit. Megjithatë financat e Barçës nuk janë aq të shëndosha sa më parë dhe për këtë arsye synon të lojtarë me kosto të ulët dhe Shkodran Mustafi mund të jetë një prej tyre. Futbollisti me origjinë shqiptare e ka humbur vendin e titullarit te Arsenali dhe kërkon largimin nga “topçinjtë”. Vetë Mustafi do ta priste krahëhapur një transferim të tillë ndërkohë që kosto e kartonit të tij nuk i kalon 10 milionë eurot.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

FOTO/ Protesta në Rusi kundër arrestimit të liderit opozitar, dhjetëra të arrestuar. Gazetari: Policia ndaloi dhe një 12-vjeçar

Protesta të mëdha janë zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë Rusinë kundër Kremlinit, në mbështetje të opozitarit dhe kritikut më të...

Gjendet i mbytur në liqen 23-vjeçari, ja çfarë po dyshon Policia

Një 23-vjeçar është gjetur sot i mbytur në liqenin e Ulëzës. Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi se...

Është analisti më i njohur kosovar, a mund t’ia qëlloni për kë bëhet fjalë?

Sot është ndër analistët më të njohur në vend.Është prezent thuajse çdo natë në një nga televizionet me analizat e tij për...

Nga e diela, mos ia mësyni Gjermanisë pa test PCR për Covid-19

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për rregullat e reja të cilat vlejnë për personat që ia mësyjnë Gjermanisë.Përmes një njoftimi, nga...