Barcelona ka shënuar fitore të ngushtë 2:1 në “Camp Nou” kundër Athletic Bilbaos, shkruan “Zeri.info”.
“Blaugranët” e nisën mirë takimin duke kaluar në avantazh pas 20 minutave me anë të kapitenit, Lionel Messit që realizoi një super-gol nga gjuajtja e lirë.
Por, momente “shoku” për “Katalunasit” u shfaqën në minutën e 49-të, pasi Jordi Alba shënoi në portën e gabur për t’i barazuar shifrat në 1:1.
Megjithatë, Barcelona gjeti forcën dhe e riktheu avantazhin me francezin, Antonie Griezmann në të 74-tën minutë.
Falë kësaj fitore, Barcelona ngritet në pozitën e dytë në tabelë dhe e lë Realin në të tretin.
Në 20 takime, skuadra e drejtuar nga trajneri, Ronald Koeman ka grumbulluar 40 pikë, por mbetet prapa Atleticos me dhjetë pikë.
Ndwrsa, baskët ndodhen në pozitën e 11-të tabelore në La Liga. /Zeri.info