Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka raportuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku foli edhe për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Bajrami ka thënë se transaksioni është i gjurmuar dhe se tanimë dihet se ku kanë shkuar mjetet.
Ajo thotë se në momentin që kanë parë lëvizje në Thesar pas tre minutash e kanë lajmëruar Policinë.
Ministrja tha se ky është një krim ekonomik, ku janë krijuar qasje të paautorizuara dhe janë thyer fjalëkalime.
“Ky është një krim ekonomik, ku janë krijuar qasje të paautorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer passworde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim imi e as i drejtorit të Thesarit”, potencoi ajo.
Më tej Bajrami theksoi se ky transaksion që është bërë është i gjurmuar dhe se dihet se ku janë transferuar paratë dhe nga kush.
“Transaksioni është i gjurmuar dhe aty mund të vërehen se ku janë transferuar, nga kush janë transferuar e kështu më radhë”, tha ministrja e MF-së, Hykmete Bajrami.