Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Sport

Sipas ESPN dhe Reuters, ai u shpall i zhdukur rreth orës 5 pasdite me kohën lokale të mërkurën dhe departamenti i zjarrfikësve u thirr si pjesë e kërkimit për 57-vjeçarin.

Autoritetet i thanë ESPN Brazil se ata kishin lokalizuar trupin në ora 11:59 pasdite dhe nuk kishte asnjë shenjë që dyshohej për vdekjen e tij.
Vdekja e babait të Alisson dhe vëllait të tij Muriel ka bërë që tifozët dhe disa klube të futbollit të shprehin ngushëllime.

“Është trishtim i madh që morëm lajmin për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të ish-portierëve tanë Alisson dhe Muriel”, ka shkruar klubi Internacional në Tëitter.
Mbështetësit e Liverpoolit, si dhe tifozët e klubeve të tjera, kanë shkruar gjithashtu ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/