Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, mesë fushatës zgjedhore dhe realitetit

Kosova Lajme Lugina



Shkruan:Refik HASANI
Aq shpesh është përmendur vetëm në koh zgjedhje ndërtimi i kësaj autostrade sa që është bërë tepër. Po mbetemi me shpresë që nuk do të jetë sikur zhagitja dhe neglizhimi e zgjidhja e problemit të Lumit Mirusha dhe ujrave të zeza në përgjithësi në Gjilan për dy dekada.

Gjilani si qendër Rajonale,e ka insfrastrukturën më stërvjetruar në gjithë Kosovën, rrugën si për Prishtinë apo Ferizaj e mos të flasim nga Kamenica, Medvegja, Bujanoci e Presheva për Gjilan. Anamorave është një trekëndësh kufitar që lidh Medvegjën, Bujanocin e Preshevën në njërën anë sikur me Likovën dhe Kumanovën.

Edhe në këto zgjedhje lokale të 17 Tetor 2021, u përdor nga Kryetari që ishte Deputet, Ministër, Shef i Grupës Parlamentare dhe rruga Gjilan-Prishtinë as nuk është përmisuar as nuk filloi së ndërtuari Autostrada dhe kështu Gjilani, në njëfarë mënyre po e merrë në qafë edhe Kamenicën, Medvegjën, Bujanocin, Preshevën edhe Likovën dhe Kumanovën.


Legjislatura e zgjedhjeve Parlemntare të datws 14.02.2021, dhe zgjdhjet për Kryetar të komunës së Gjilanit, besojm se nuk do të mbetët vetëm ,,kartë zgjedhore’’, dhe Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul,do fillon dhe përfundon si realitet projekti më kapital për Gjilan, Anamoravë dhe trekëndëshin kufitar.

Deri në përfundim të Autostradës nga Gjilani në drejtim të Prishtinës dhe Ferizajit,urojm të mos vazhdon të mbetë si një kartë, por vërtet të mbyllet kjo Autostrad.