Austriaku arrestohet pasi sulmoi një punëtor të pompës së derivateve në magjistralen Fushë-Kosovë – Prishtinë

Kosova

Një person me nënshtetësi austriake është arrestuar pasi me datë 14 qershor ka kanosur një punëtor të pompës së derivateve në magjistralen Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Sipas Policisë i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri