Austria po njofton masa të rrepta disa ditë para Krishtlindjes, të cilat do t’i referohen kufizimeve për të hyrë në vend gjatë pushimeve.
Sipas “Kronen Zeitung”, këto masa prekin veçanërisht njerëzit që duan të udhëtojnë në “zona me rrezik të lartë” si Ballkani dhe Turqia gjatë pushimeve.
Sipas këtij dokumenti, rregullat e rrepta do të futen në kufijtë dhe aeroportet gjatë pushimeve, dhe Italia dhe Gjermania janë ndër vendet me rrezik.
Të gjithë ata që udhëtojnë “në mënyrë të paligjshme” do të duhet të jenë në karantinë për dhjetë ditë pas kthimit të tyre në Austri.
Masat do të jenë të vlefshme deri më 10 janar dhe do të zbatohen për të gjitha vendet që do të kenë një normë incidence shtatë ditore prej më shumë se 100 për 100,000 banorë.
Saktësisht se kur do të hyjnë në fuqi masat është e panjohur.