“Atë s’e ndalonte policia”. Pandeli Majko tregon ‘hilen’ e Shpëtim Saraçit: Kemi shumë ngjashmëri, ja ç’më tha në kafe

Shqipëri

Ministri dhe kandidati për deputet në Tiranë, Pandeli Majko ka treguar se ka një ngjashmëri të madhe me kompozitorin Shpëtim Saraçin.
Sipas Majkos, duke qenë se e ngatërronin me ministrin, Shpëtimin nuk e ndalonin edhe pasi i jepte makinës me shpejtësi të palejueshme.
“Jemi ulur kemi pirë një kafe dhe Shpëtim Saraçi në fakt ishte shumë i lumtur sepse i jepte makinës me më shumë shpejtësi seç duhet dhe nuk e ndalonte policia. Nuk e ndalonte njëri. Ka përfituar financiarisht sepse nuk i ka marrë ato gjoba,”- tregon Majko me humor për Klanifornia.