Artan Fuga:Gjuha e dhunës elektorale ka nisur.

Lajme Shqipëri


Ajo shprehet:

1. Fyerje personale të ndërsjellta mes politikanësh
2. Kriminalizimi i gjuhës, duke dalë jashtë politikës, por luajtur verbalisht polici – hajduti
3. Në vend të analizave politike të realitetit të sotëm, marrje me fraza dhe batuta krejt pa vlerë.
4. Portretizim karikaturalist i kundërshtarëve dhe fyerje me rob shtëpie
5. Dalje e të folurit nga kompetencat funksionale prej shtetari
6. Kërcënime verbale për dhunë fizike
7. Gjuhë e hakmarrjes, e vetëgjyqësisë, së drejtës kanunore, gjoja mbështetur në traditat popullore të ballokumes (Hahahaha, një ministre thotë se ajo që ndodhi në Elbasan nuk është në përputhje me gjuhën e ballokumes!!!) përdorur nga shtetarë, politikanë madje dhe gazetarë.
8. Shtim i fjalëve banale në komunikim.
9. Sulmi me kode të fshehta midis politikanëve
10. Marrja me fjalë të kota si përgjigje njeri tjetrit për të tërhequr vëmendjen dhe si fitore verbale para opinionit ne një spektakël të shëmtuar.
11. Ndërprerja e fjalëve të diskutuesve nëpër panele televizive për të krijuar kaose në bashkëpunim dhe me ndonjë gazetar që hiqet si i ose e pavarur, dhe keqtrajtimi i gazetarëve të terrenit.
12. Kontrolli i mediave vetëm nga thëniet e politikanëve duke na dhunuar jetën tonë të përditshme dhe të drrejtën tonë për informim
13. Deklarata të pambështetura në fakte të besueshmedhe të plota
14. Përdorimi pa kriter i mediave sociale nga shtetarë dhe politikanë duke komunikuar vertikalisht me publikun pa ndërmjetësinë e gazetarëve dhe pa lejuar interaktivitet.

Se kush e nxit këtë gjuhë dhune, se çfarë përgatit ajo, se kujt i vlen, se çfarë na sjell ne qytetarëve? – Analizë këtu sot nëse e dëshironi!