Ballina Sport Arrihet marrëveshja historike – Kosova dhe Shqipëria me ligë të përbashkët në...

Arrihet marrëveshja historike – Kosova dhe Shqipëria me ligë të përbashkët në basketboll

Është zyrtarizuar marrëveshja historike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.
Kosova dhe Shqipëria nga sot do të kenë një ligë të përbashkët në basketboll.
Pas shumë negociatave, sot, në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja për unifikimin e ligave.
Në këtë ligë do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga dy shtetet.
Po ashtu, edhe bordi sot përbëhej nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 sekretarë të përgjithshëm të të dyja federatave.
Të pranishëm në mbledhje ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti i FIBA Europe, Turgay Demirel
Për ngjarjen historike ka folur edhe Edi Rama. Më poshtë mund t’i dëgjoni fjalët e kryeministrit të Shqipërisë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Grenell viziton sot Prishtinën/ Në fokus marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që...

Shëndrit Jahiu: “Për shkak të parimeve, PVD hakmaret ndaj meje duke…”

Këshilltari komunal në komunën e Preshevës nga radhët e PVD-së në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar arsyen e tij pse...

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tapë “Rahovica 2020”

Përfundon me sukses gara e peshkimit me tape ,,Rahovica 2020”.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin nga organizatorët e kësaj gare e cila...

Lëvizja për Reforma fillon riformatimin – Paralajmëron për një standard të ri demokratik

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues i Lëvizjes për Reforma.Në njoftimin e Lëvizjes për...