Arrestohen dy ish-drejtor të Telekomit të Kosovës

Kosova

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, merr vesh media.


Burime të Gazetës medias bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, T.M (emër i njohur për redaksinë) dhe A.O,. ish-drejtor i Financave.


Gjithashtu janë prangosur edhe dy të tjerë, K.M., dhe D.S, ky i fundit i nacionalitetit turk.



K.M., dyshohet se ka ndihmuar në falsifikimin e dokumenteve, me qëllim arsyetimin e dhënies së telefonave për firmat që kanë pasur kontratë marketingu.
Sipas burimeve, dy të arrestuarit T.M dhe K.M janë vëllezër.
Arrestimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm.
(Kosova Sot Online)