Ballina Lajme Kosova Arjan Konomi rrëfen mes lotësh se Albin Kurti ia kishte shpëtuar jetën...

Arjan Konomi rrëfen mes lotësh se Albin Kurti ia kishte shpëtuar jetën gjatë luftës në Kosovë

Opinionisti i njohur shqiptar Arjan Konomi nuk preferon të flet për jetën e tij private.

Por, së fundmi i ftuar në emisionin “Kojshia show”, ku vendosi të shpalos diçka që nuk ishte bërë publike më herët.

Ai rrëfeu për kohën e luftës në Kosovë ku kishte punuar si gazetar për mediat italiane dhe se kishte bërë shkrimin e parë në një media ndërkombëtare për UÇK-në.
Mes lotësh ai rrëfeu se si ia kishte shpëtuar jetën Albin Kurti në një incident qe kishte ndodhur.
“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë. Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehojë të një familje të Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë” rrëfeu ai mes lotësh.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...