Ballina Lajme Ardita Sinani (PVD):HUMBJA E 100.000 EUROVE NGA SHQIPRIM ARIFI PËR PRESHEVËN, DËSHMI...

Ardita Sinani (PVD):HUMBJA E 100.000 EUROVE NGA SHQIPRIM ARIFI PËR PRESHEVËN, DËSHMI SE AI DUHET TË NDËSHKOHET NGA VOTA E QYTETARËVE


Shqiprim Arifi sapo ia ka humbur afër 12 milion dinarë (100.000 Euro) komunës së Preshevës nga mjetet e ndara të Trupit Koordinues.

Si pasojë e mungesës së realizimit të projekteve nga Shqiprim Arifi, Trupi Koordinues ia ka bartur komunës së Bujanocit mjetet që ishin ndarë paraprakisht për komunën e Preshevës.

Kësisoj, qytetarët e Preshevës janë dëmtuar nga paaftësia e Shqiprim Arifit për të menaxhuar me projektet kapitale, edhe pse mjetet ishin siguruar.

Udhëheqja e procedurave të parregullta të prokurimit publik dhe tendenca për t’i pasuruar bashkëpunëtorët partiak me realizimin e punëve infrastrukturore, ka bërë që komuna e Preshevës të ngecë dukshëm në realizimin e projekteve për qytetarët.

Humbja e këtyre 100.000 eurove është edhe një dëshmi sesa më shumë qeverisë Shqiprim Arifi, aq më shumë humbin qytetarët e komunës së Preshevës.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.