Ballina Lajme Ardita Sinani (PVD) urim për pavarësinë e Republikës së Kosovës

Ardita Sinani (PVD) urim për pavarësinë e Republikës së Kosovës

Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës,

Sot Republika e Kosovës feston ditëlindjen e saj të trembëdhjetë!

Kjo ditë për ne shqiptarët e Luginës së Preshevës përpos që është një festë, është një ditë e veçantë e cila kurorzoi skarificën e popullit të Kosovës për liri, pavarsi dhe shtet!

Kjo ditë e veçantë e gjen Republikën e Kosovës para shumë sfidave, kurse shqiptarët e Luginës së Preshevës skajshmërisht të diskriminuar!

Në këtë ditë ne kujtojmë me nderë dhe respekt dëshmorët e kombit gjeneratë pas gjenerate, kujtojmë invalidët e luftës, veteranët, të zhdukurit, nënat dhe gratë e dhunuara, kujtojmë çlirimtarët nëpër burgje duke besuar në pafajsinë e tyre, kujtojmë me përulje sakrificën dhe vaujtjet e secilit individ për liri, pavarsi dhe shtetndërtim !

Presheva sot shpreson, kërkon, dhe pret një përkrahje vëllazërore nga Republika e Kosovës për zgjidhjen e drejtë të çështjes tonë duke qenë pjesë e dialogut, sepse besojmë fuqishëm që zgjidhja e vetme, e drejtë dhe e përhershme e problemeve është bashkangjitja e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës!

Andaj unë sot, në emrin tim dhe në emrin tuaj dua t’i urojë Republikës së Kosovës paqe, mirëqenje dhe prosperitet për secilin qytetarë të saj!

URIME KOSOVË!

Me respekt!
Ardita SINANI

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...