Ardita Sinani (PVD)/Shqiprim Arifit po i pengojka qasja e Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë…

Lajme Lugina

Postimi i plotë i Ardita Sinanit (PVD)

“Shqiprim Arifi qenka nervozuar mbrëmë.

Po i pengojka qasja e Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë. Kryetari i PVD-së zoti Kamberi përfaqëson vullnetin e interesin e shqiptarëve të Luginës.

Por edhe të gjithë atyre kundërshtarëve të sundimit jodemokratik të Vuçiqit. Dhe i ka bërë bashkë deputetët shqiptarë me ata boshnjakë nga Sanxhaku.

Ndërsa Shqiprimi po kërkon që z.Kamberi ta ndryshojë sjelljen dhe qasjen politike.

Pra të mos ballafaqohet me sundimin jodemokratik. Të mos flas për të drejtat e shqiptarëve.

Të mos bashkëpunojë me opozitarët minoritarë (boshnjakët).

Ta lavdërojë Vuçiqin.

Ta dëgjojë Daçiqin.

Të mos e kundërshtojë Vulinin kur na ofendon me termin Šiptari.

Pra të nënshtrohet. Siç është nënshtruar Shqiprimi!?

Sepse është Shqiprimi ai që bashkëpunon me Vuçiqin, i cili ia bën edhe votat për të qeverisur në Preshevë.

Është Shqiprimi ai që nuk e flet asnjë fjalë as për ofendimin e Vulinit dhe as për legalizimin e këtij termi nga gjykata.

Është Shqiprimi ai që e stagnon dhe e keqpërdor pushtetin komunal për përfitime personale dhe kështu dështon në avansimin e të drejtave për preshevarët e përmirësimin e jetës së tyre.

Dhe ku na solli kjo politikë nënshtrimi? Na bëri më pak të zhvilluar, më shumë të përjashtuar, më shumë të zhvendosur, dhe shumë më shumë të tallur.

Jo Shqiprim.

Ne nuk bëhemi si ti. Shqiptarët nuk bëhen si ti. Preshevarët nuk bëhen si ti.

Por do ta bëjmë Preshevën ashtu siç e duan qytetarët. Dhe, po, pa ty.

E kundër autoritarizmit të Vuçiqit.”