Ballina Lajme Kosova Apostolova përshëndet largimin e taksës, kërkon fokusim në luftimin e pandemisë COVID-19

Apostolova përshëndet largimin e taksës, kërkon fokusim në luftimin e pandemisë COVID-19

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë sot se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19.

Apostolova në një postim në Twitter duke iu referuar heqjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, ka shpërndarë edhe deklaratën e përfaqësuesit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, i cili ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës.

“Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë # COVID-19. Deklarata nga JosepBorrell, që mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, shkruan Apostolova.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për largimin e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep B orell ka mirëpritur largimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...