Ballina Lajme Apel për rindërtimin e tempullit të dijës në Zarbicë

Apel për rindërtimin e tempullit të dijës në Zarbicë



Shkruan: Refik HASANI

Mbesim me shpresë që ky shkrim të jetë një apel publik adresuar KK Bujanocit, por edhe Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ri-ndërtimin e tempullit të dijës në Zarbicë.

Ky tempull i dijës që shërbeu fillimisht si Mejtep dhe shkollë, u ndërtua në vitin 1904 ku filloi së punuari për nxënës të gjitha moshave për mësimin e fesë islame me shkronja në gjuhën arabe, që ka punuar edhe Mësuesi-Hoxha e inovatori i njohur Hasan Masurica. Kurse sipas shenimeve të mësuesve të parë të ksaj shkolle në gjuhën shqipe, në vitin 1946 në këtë objekt është hapur Shkolla e parë shqipe me mësues të parë pishtarin e arsimit shqip, Tahir Z.Berisha.

Me të drejtë kërkohet tani të ndërtohet rishtas pasi është rrënuar gati plotësisht objekti, për nder të kujtimit të parëve tanë, ku për herë të parë jan ulur në bankat e asaj shkolle dhe kan filluar për të mësuar Alfabetin e gjuhës shqipe.

Ky objekt që ishte një tempull i vetëm i dijës do të duhej ri-ndërtohet se ne banorët duhet të gjejmë motiv dhe mundësi që së bashku ta ripërtrijm këtë objektë është pasuri e jona, të gjithë duhet të krenohemi jo vetëm Malësia e Bujanocit por edhe më gjërë. Duhet të bëjmë përpjekje që t’ua lëmë trashigim pasëardhësve, se më të drejt do t’na gjykojn gjeneratat e ardhshme.

Objekti shkollori ri-ndërtuar do të shëndrrohet edhe si muze, ku mund edhe të vizitohet për vizitor dhe turistë, do të flet shumë për sfidata e panumërta të ksaj pjese.



*Autori është ish-nxënës i ksaj shkolle të Zarbicës

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Kosovë/ Një polic i vrarë, dyshohet për vetëvrasje

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.Bëhet me dije se personi në fjalë...

Eshtë një kategori njerëzish që mund të ketë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID

Sipas një studimi të fundit nga specialistët e shëndetit, personat që janë mbipeshë prodhojnë rreth gjysmën e antitrupave që prodhojnë personat em...

Në Shqipëri, 19 viktima dhe mbi 980 raste të reja me COVID-19

Rastet e reja të të prekurve me COVID-19 dhe humbjet e jetëve mes pacientëve që po trajtohen në spitalet e vendit vazhdojnë...