Ballina Lajme Anulohet Panairi i Librit 2020 në Tiranë, shkak bëhet situata me COVID-19

Anulohet Panairi i Librit 2020 në Tiranë, shkak bëhet situata me COVID-19



Anulohet Panairi i Librit 2020 në Tiranë, shkak bëhet situata me COVID-19
Panairi i librit në Tiranë anulohet për shkak të koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë të cilët thonë se Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.

Edicioni i 23-të i panairit të librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,

Grupi organizator

Ndërkohë pak më herët gjatë ditës së sotme u njoftua rihapja e kinemave, një urdhër i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Hapja e tyre do të bëhet nën protokollin që do të hartohet posaçërisht nga autoritetet shëndetësore

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Bota po ndahet midis shteteve demokratike dhe atyre autoritare, thotë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien, thotë se gjeopolitika në botë po riformësohet me një ndarje midis shteteve...

Vuçiqit e Bërnabiqit s’ju pëlqeu fjalimi i Kamberit në Kuvend, por ky ka disa porosi për ta

Deputeti i listës “Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, në Kuvendin e Serbisë, dje, pas fjalimit të mandateres për qeverinë...

Pozitat e gjumit lidhen me personalitetin tuaj

Muzika që ju pëlqen të dëgjoni, stili që zgjidhni për rrobat tuaja, mënyra se si ju dekoroni shtëpinë tuaj ose mënyra se...

Terapistët tregojnë disa mënyra se si të minimizoni nervozën dhe të zgjidhni problemet

Bëni gjithçka që duhet të bëni që ju ndihmon të qetësoheni. Nëse keni nevojë të largoheni nga dhoma për disa minuta, bëni...