Ballina Shëndetësia Antibiotikët ngadalësojnë rritjen tek bebet

Antibiotikët ngadalësojnë rritjen tek bebet


Përdorimi i antibiotikëve në ditët e para të jetës tek një i porsalindur mund të ketë pasoja negative në procesin e rritjes. Një studim i publikuar në revistën ‘Nature Communication’ vë në dukje pikërisht faktin se përdorimi i tyre në këtë fazë mund të ndikojë në një ndryshim thelbësor të zhvillimit të florës bakteriale.
Në studimin në fjalë janë vëzhguar dhe marrë në shqyrtim të dhënat mbi 12.422 fëmijë të lindur në vitet 2008-2010 në spitalet finlandeze. Prej tyre, 1151 bebe janë trajtuar me antibiotikë në 14 ditët e para të jetës. Në lindje asnjë prej të porsalindurve nuk kishte anomali gjenetike apo shqetësime kronike.
Rezultoi se bebet djemë që ju nënshtruan trajtimit antibiotik, pasi ishte i domosdoshëm, më pas në moshat 2-6 vjeç kishin një diferencë të theksuar në gjatësi trupore me moshatarët e tjerë. Kjo gjë nuk u vërejt tek vajzat. Ndërsa tek të dy gjinitë, u has një masë dhjamore më e lartë në krahasim me moshatarët që nuk u trajtuan me antibiotikë.
I njëjti studim u ripropozua me një kampion tjetër prej 1700 fëmijësh në Gjermani, dhe rezultatet ishin të njëjta.
Autorët e studimit theksojnë se në shumë raste përdorimi i antibiotikëve është i domosdoshëm dhe shpëton jetë. Por studimet në fjalë sugjerojnë se duhen marrë gjithnjë në konsideratë edhe ndryshimet në organizëm që mund të shkaktojnë në të ardhmen e fëmijës, veçanërisht në ndryshimin e florës bakteriale që në këtë fazë fillestare është mjaft e rëndësishme./tvklan

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...