Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj, në ditën kur Kosova po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kosnett e bëri të ditur deklaratën e tij përmes llogarisë së tij në zyrtare në Twitter.
“Mos lejoni që dëbora ose pandemia e COVID-19 t’ju ndalojnë të votoni”, u shpreh ambasadori amerikan.
“Bëni zgjedhjet e lira, të drejta dhe të sigurta”, u shpreh ai mes tjerash, duke bërë thirrje që të raportohen parregullsitë tek autoritetet kompetente.
Zgjedhjet në Kosovë mbahen në kohën e pandemisë së koronavirusit, që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1 500 të tjerë.
