Ballina Lajme Kosova Ambasadori gjerman ia “përplas” në fytyrë Daçiçit: I ke fjalimet “copy-paste”, fol...

Ambasadori gjerman ia “përplas” në fytyrë Daçiçit: I ke fjalimet “copy-paste”, fol edhe për krimet që keni bërë në Kosovë




Ambasadori gjerman ia “përplas” në fytyrë Daçiçit: I ke fjalimet “copy-paste”, fol edhe për krimet që keni bërë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Christoph Heusgen kritikoi ashpër Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit sot, kur tha se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë” me veprimtarinë e tyre për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës.

“Jam i befasuar me këtë politikë të përpjekjes së tërheqjes së njohjeve. Miqtë tanë serbë po i qëllojnë vetes në këmbë, pasi nëse duan që t’i bashkëngjiten BE’së, duhet të punojnë në pranimin dhe vetë pranojnë atë” porositi ambasadori gjerman. Ai shtoi se fjalimi i Dacic i duket ‘copy-paste’ i fjalimeve të mëparshme të tij.

Diplomati gjerman tha se përfaqësuesit serbë flasin shumë rreth krimeve të shqiptarëve, e shtoi se, asnjëherë nuk dëgjohet rreth krimeve të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998 dhe 1999, siç ishin pastrimi etnik dhe dëbimi masiv.

Heusgen u zemërua edhe me ambasadorin rus, si kryesues, që nuk kishte lejuar diplomates kosovare të përfundoj adresimin dhe e kritikoi atë se nuk e lejoi po ashtu që në Këshillin e Sigurimit të fliste edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.