Ambasada Amerikane: Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë amerikanë

Shqipëri

Gjatë situatës së pazakontë, shkaktuar nga pandemia Covid-19, e cila solli mbylljen e kufijve dhe ndalimin e fluturimeve, ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se përgjatë dy ditëve të fundit iu është dhënë ndihma 64 qytetarëve amerikanë për t’u kthyer nga Shqipëria drejt SHBA-ve.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan në finalizimin e procesit të riatdhesimit.

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”