Alternativa Demokratike Shqiptare nesër fillon mbledhjen e nënshkrimeve për pjesmarrje në zgjedhjet lokale në Preshevë

Lajme Lugina

Ftesa e Alternativës Demokratike Shqiptare për mbledhjen e nënshkrimeve për pjesmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 28 mars 2021:

Qytetarë të nderuar të Komunës së Preshevës,

Përmes këtij postimi, ju lajmërojmë që prej nesër, e Shtunë, me fillim nga ora 10:00h, në zyrët e Alternativës Demokratike Shqiptare (rr. Karposh 57A) fillon mbledhja e nënshkrimeve të nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet e parapara për 28.03.2021.

Mbështetja juaj me nënshkrim, ka vlerë të madhe për ne, andaj luteni të ndani pak kohë dhe në ditët në vijim bashkarisht të pregatitemi për zgjedhje sa më të qeta dhe demokratike.

Në veçanti dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e deritanishme si dhe për maturinë që po e tregoni në fushatë.

Në këto kohë të rënda nga pandemia, kemi nevojë që të sillemi me dashuri dhe solidaritet ndaj njëri tjetrit, sepse si shumë herë të kaluara edhe kjo fushatë do të kalojë dhe ne duhet të vazhdojmë të jetojmë me njëri tjetrin!

Armend Aliu

Alternativa Demokratike Shqiptare