Aloe vera: mbrojtja natyrale kundër të djegurave nga dielli

Shëndetësia

Diellin në muajt e verës është mirë ta shmangni, por nëse duhet të dilni jashtë, me rëndësi është të mbroheni. Aty mundet t’ju ndihmojë aloe vera. Për të përgatitur vajin për rrezitje, me bazë nga bima aloe vera ju nevojitet gjysmë gote xhel të pastër aloe vera, 20 pika vaj të farave të karotës, 5 pika vaj livandë, 1 lugë vaj kërpi dhe 5 lugë vaj të sythave të grurit.

Të gjithë përbërësit i përzieni. Kështu do të keni një preparat efektiv. Aloe vera përmban mbi 240 përbërës shërues dhe ushqyes, e ndikon edhe në forcimin e organizmit, ndihmon kundër astmës dhe alergjive, lufton me bakteret de viruset dhe natyrisht, e mbron lëkurën.
(Kosova Sot Online)