Një aksion për sekuestrim pasurish ka ndodhur së fundmi në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se aksioni i udhëhequr nga Prokuroria e Tiranës ka çuar në sekuestron e 5 milion eurove pasuri.
Mësohet se pasuria u përket personave të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Nuk dihet ende se cilët janë personat në fjalë teksa s’ka asnjë informacion zyrtar deri më tani për këtë aksion.