“Ai po vdes, është vetëm çështje ditësh”, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Navalny

Bota Lajme

“Alexei Navalny po vdes. Është vetëm çështje ditësh”. Ky është alarmi dramatik u dha në rrjetin social “Facebook” nga zëdhënësja e opozitarit rus Kira Yarmysh.

Në një letër drejtuar shërbimit federal të burgjeve, Dr. Anastasia Vasilyeva dhe tre kolegë, duke përfshirë një kardiolog, shpjeguan se Navalny rrezikon arrest kardiak dhe probleme të rënda të funksionit të veshkave “në çdo kohë”.