Ballina Lajme Maqedonia Ahmeti: Është koha që një shqiptar të udhëheqë Qeverinë e Maqedonisë së...

Ahmeti: Është koha që një shqiptar të udhëheqë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Naser Ziberi, do të jetë kandidat mbipartiak. Ahmeti u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe shtoi se qeveria e re duhet të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ahmeti, keni dalë me idenë që qeveria e ardhshme e Maqedonisë së Veriut të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar. Si mendoni ta realizoni këtë ide, ndërkohë që numrat për të marrë mandatin për formimin e qeverisë, partia e juaj e ka shumë të vështirë dhe pothuajse të pamundur që t’i sigurojë?

Ali Ahmeti: Qeveritë ndërtohen mbi bazë të marrëveshjeve, programeve zgjedhore. Ne si parti politike dalim dhe garojmë dhe më 15 korrik do të presim rezultatet. Dhe nëse ne jemi fitimtarë në bllokun politik shqiptar, e gjithë çështja do të varet se si ne do të negociojmë bisedojmë më 16 korrik.

Qeveritë në Maqedoninë e Veriut janë qeveri politike ku ulen dhe diskutojnë partitë për formimin e së njëjtave. Kemi shumë raste, jo vetëm këtu në rajon, në Ballkan, por edhe në Evropë që kryeministër i vendit zgjidhet nga një parti që ka më pak mandate. Ne nuk pretendojmë se do të kemi më shumë mandate as sa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë as sa VMRO-DPMNE, por ne pretendojmë se do të jemi fitues në kampin politik shqiptar dhe qeveria që do të ndërtohet, do të ndërtohet mbi bazë të negociatave.

Radio Evropa e Lirë: Motoja juaj në këto zgjedhje është “Tani është koha për kryeministër shqiptar”. Oponentët tuaj politikë, si në kampin shqiptar ashtu dhe atë maqedonas, thonë se këtë e bëni për qëllime politike. Kurse ju insistoni se pikërisht tani është koha për realizmin e kësaj ideje. Pse?

Ali Ahmeti: Pse mos insistojmë? Unë pres një përgjigje nga ata që thonë se pse ne si Bashkim Demokratik për Integrim kërkojmë kryeministër shqiptar dhe jam kureshtar të dëgjoj arsyet e të tjerëve të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje. Dhe me kënaqësi dhe padurim i pres arsyet që mund t’i japin ata.

E drejtë legjitime po, qytetar i këtij vendi po, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shtetin integritetin e shtetit, sovranitetin e shtetit, të ardhmen e shtetit, të gjitha këto i ka (Naser Ziberi) si një kandidat për kryeministër shqiptar dhe ku është arsyeja, cila është pengesa që ky vend të mos drejtohet edhe nga një shqiptar.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Shtatë të vdekur dhe 241 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke bërë që numri i viktimave që prej nisjes...

100 000 RUBLA RUSE PER ÇDO FAMILJE QË EMËRON FËMIJË ME EMRIN MUHAMMED.

Në Çeçeni ka filluar një fushatë interesante si kundërveprim ndaj sjelljes franceze ndaj figurës së PROFETIT MUHAMMED s.a.v.s.Fondacioni Ahmed Kadyrov (emëruar sipas...

Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19,...

Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë Nostalgji se sa Programe Zhvillimore

Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që...