Ballina Lajme Shqipëri Ahmetaj tregon cilat biznese mund të punojnë në Shqipëri: Po të doni...

Ahmetaj tregon cilat biznese mund të punojnë në Shqipëri: Po të doni dhe 24 orë në ditë

Si përgjegjës për planet ekonomike të bëra në kohët e koronavirusit, Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj deklaroi se një sërë biznesesh në Shqipëri mund të punojnë, madje po të duan 24 orë në ditë.

Deklarata është bërë gjatë një interviste në emisionin Real Story, ku Ahmetaj mori shembullin e bujqësisë, ndërtimit, fasonëve, call center-ave apo madje edhe picerive, që sipas tij nëse duan të punojnë mund ta bëjnë lirisht. Ahmetaj deklaroi se nuk është ndaluar puna në Shqipëri, porse mënyra e të punuarit duhet kryer brenda disa standardeve. Duke iu referuar rastit të një picerie apo restoranteve, Ahmetaj deklaroi se ata mund të dalin në punë dhe porositë t’i përcjellin online tek njerëzit.

“Bujqësia është e lirë të punojë nga mëngjesi në darkë, kemi ndërtimin, le të rrinë të hapur me tre turne nëse mund të punojë, fasonët, call center JANË të hapur..mund te punojne dhe me tre turne po te duan, kompanitë e shërbimit po ashtu me makina të loguara të kompanive dhe leje përkatëse”,- tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj u pyet nga gazetari Sokol Balla në “Real Story” në Neës 24 se si kishte mundësi që gjykatësit e mbyllur në shtëpi do paguhen kurse avokatët jo.

 “Jam shumë i kujdesshëm me fjalët që zgjedh, ky është një moment i vështirë dhe qeveria në ngarkesë, emocion, njerzillëk e monitoron situatën përditë…jam i bindur që ne do ta rimarrim shpejtësinë ekonomike që humbëm nga COVID 19. Sot është momenti të shpëtojmë jetë njerëzish dhe të sigurojmë mbështetje për njerëzit në nevojë, ti më kujton avokatin. Unë kam respekt për të, por avokati ka mundësi të punojë se sipërmarrja ka filluar punën”,- tha ministri.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...