Agim Bahtiri sulmon “Jepi zë”/ Gazeta është e regjistruar siç e kërkon ligji

Uncategorized



***

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka sulmuar ashpër Gazetën “Jepi zë”, duke e quajtur me epitete të ndryshme vetëm se nuk i ka pëlqyer një raportim.

Ai ka mohuar një raportim të gazetës, i cili do t’i publikohej nëse gjuha nuk do të ishte sulmuese dhe dashakeqe.

Bahtiri që thotë se “Jepi zë” nuk është e regjistruar, fakton vetëm një: që nuk i di institucionet e Kosovës.

“Jepi zë” është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës(ARBK), ashtu siç kërkon ligji dhe pronar të vetëm ka Shkumbin Kajtazin. Linku ku mund ta shoh Bahtiri: https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,205066

“Jepi zë” nuk është vetëm faqe në Facebook, siç mundohet ta përulë Bahtiri, por ka websajt si çdo medium në botë dhe Bahtiri inkurajohet ta vizitojë për ta parë veten në pasqyrë: www.jepize.com

Gazeta kërkon nga Bahtiri të përmbahet nga gjuha sulmuese dhe të mos tentojë të ndikojë në media.

Duke pasur parasysh që lehtësisht konfirmohet pronësia dhe regjistrimi i “Jepi zë”, ne e konsiderojmë sulm që qëllim ka frikësimin dhe cënimin e lirisë së medias.

Pronari Shkumbin Kajtazi e inkurajon Bahtirin të drejtohet në institucionet e Kosovës, siç thotë Kajtazi “nëse e di ku janë dhe nëse di të shkruaj”, nëse ka ndonjë mospajtim me raportime.